Pikat turistike në Pekin dhe Shangai patën një numër të madh vizitorësh të enjten, në ditën e parë të pushimeve me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës të Kinës.

Vendet kryesore turistike në Pekin regjistruan rreth 1.1 milion vizita, 70 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme.

Ndër destinacionet më të njohura ishin bulevardi tregtar "Wangfujing" dhe rrugica "Nanluoguxiang", e njohur për oborret katrore të mirëmbajtura.

Në Shangai, mbi 150 pika turistike mirëpritën 950 000 vizitorë të enjten, me një rritje 110 për qind krahasuar me 1 tetorin e vjetshëm.

Vendet në mjedis të hapur, si Parku i Kafshëve të Egra, kopshti botanik dhe parku oqeanik, regjistruan rritjen më të lartë të numrit të turistëve. (Artan Goga)