Të martën filloi në qytetin Hangzhou të provincës lindore kineze Zhejiang Festivali i 16-të i Filmit Vizatimor dhe të Animuar të Kinës. Tema kryesore e festivalit të sivjetshëm është "Qyteti i Filmit Vizatimor dhe të Animuar dhe e ardhmja inteligjente" dhe gjatë tij do të organizohen mbi 40 veprimtari të ndryshme, duke përfshirë simpoziume, forume, konkurse etj. Festivali do të përfundojë më 4 tetor.

Siç mësohet, sivjet festivali do të zhvillohet në mënyrë të përzier: reale dhe virtuale në internet. Pjesëmarrësit nga 19 vende dhe rajone do të konkurrojnë për çmimet "Majmuni i artë" me mijëra vepra të tyre.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Vizatimor dhe të Animuar të Kinës ka nisur të organizohet në Hangzhou që nga viti 2005. Gjithsej 14400 kompani dhe institucione kanë marrë pjesë në këtë veprimtari, dhe vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve ka arritur në 165 miliardë e 140 milionë juanë.(Vera/Artan)