Kina publikoi një raport lidhur me përpjekjet e bëra për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

Dokumenti përfshin masat e Kinës në fusha si ruajtja e diversitetit biologjik dhe zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve dhe qytezave kineze.

Edicioni i parë i këtij raporti u publikua vitin e kaluar nga delegacioni kinez në sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u fokusuar te përdorimi i projektit të të dhënave të mëdha të Tokës për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm.

Një zyrtar kinez thotë se tani është krijuar një sistem teorik për të nxitur arritjen e objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm nëpërmjet të dhënave të mëdha të Tokës. (Li Huailiang)