
Zyrtari i Administratës Kombëtare kineze të Produkteve Mjekësore, Yang Sheng, gjatë një konference shtypi në Pekin, u zotua të optimizojë proceset dhe mos të kursejë përpjekjet për të hedhur në treg vaksinat COVID-19, sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar ligjet, rregulloret dhe duke mundësuar sigurinë dhe efektivitetin.

“Siguria dhe efektiviteti i vaksinave COVID-19 duhet të jenë në përputhje me standardet relative, të kalojnë procesin e vlerësimit të prodhimit në masë dhe të vendosin standarde të cilësisë të kontrollueshme”, tha Sheng, shkruan “Xinhua”.
Deri tani, ka pasur 11 vaksina kineze COVID-19 që kanë hyrë në prova klinike, me katër në provat klinike të fazës 3.
“Kohëzgjatja e provave klinike të fazës 3 varet nga shumë faktorë, përfshirë numrin e pjesëmarrësve dhe shpejtësinë e pjesëmarrjes së tyre”, -tha Sheng.







