Vaksinat e COVID-19 të zhvilluara nga “Sinovac Biotech” i Kinës u shfaqën në Panairin Ndërkombëtar të Kinës të këtij viti për Tregtinë e Shërbimeve në Pekin më 3 shtator.

Sinovac Biotech i Kinës pret që këtë vit të fillojë analizimin e të dhënave të fazës përfundimtare të provës klinike mbi vaksinën kandidate të koronavirusit të llojit të ri për të përcaktuar nëse përmbush standardet për marrjen e miratimit rregullator para përfundimit të provës, tha të enjten drejtuesi i kompanisë.

Plani e vë zhvilluesin e vaksinave kineze në të njëjtin nivel me disa nga rivalët e tij perëndimorë të cilët garojnë për të vlerësuar efikasitetin e vaksinave të tyre vetëm disa muaj në provat klinike të Fazës III.

Prodhuesi amerikan i barnave “Pfizer” do zbulojë në tetor nëse funksionon vaksina e tij eksperimentale, ndërsa “Moderna” tha se analiza e përkohshme e të dhënave të provave të vaksinave parashikohet të bëhet në nëntor.

“Sinovac” do të nisë vlerësimin e aftësisë së “CoronaVac” që studiuesit të vëzhgojnë të paktën 61 subjekte prove, tha kryeekzekutivi Yin Weidong në një konferencë shtypi.

Yin tha se kompania shpreson të furnizojë vaksinën e saj eksperimentale të koronavirusit në më shumë vende të Amerikës së Jugut duke kontraktuar disa procedura prodhimi tek një partner në Brazil.

Prodhuesit global të vaksinave, të tilla si Sinovac dhe AstraZeneca, kanë partneritet me Brazilin për të kryer prova në fazën përfundimtare të kandidatëve të tyre të vaksinave në vendin më të madh të Amerikës së Jugut, që renditet i treti në botë për numrin e rasteve me COVID-19.

“Sinovac” planifikon të sigurojë produkte gjysëm të gatshme të partnerit të vet “Instituto Butantan”, i cili do të kryejë paketimin dhe furnizimin e artikujve të përfunduar në vendet e tjera të Amerikës së Jugut.

Sao Paulo ka të ngjarë të nisë imunizimin e popullsisë me vaksinën e Sinovac në mes të dhjetorit, në pritje të miratimit rregullator, sipas guvernatorit të tij.

Yin tha se kompania është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ndajë të dhëna me vendet e tjera në lidhje me përdorimin e vaksinës nëse ata kanë nevojë për programe të tilla dhe është në bisedime me Kilin, midis vendeve të tjera, për kryerjen e studimeve klinike të Fazës III.

"Vende të ndryshme kanë opsionet e tyre për autorizimin e përdorimit emergjent," tha Yin.

Një tjetër kandidat për zhvillimin e vaksinave është një filial i Grupit Kombëtar Farmaceutik të Kinës, Sinopharm, siguroi miratimin e përdorimit emergjent javën e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ende është në testim. (Albana)