Qeveria e Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut njoftoi të enjten se do të shtojë Mbretërinë e Bashkuar në listën e vendeve me rrezik të lartë të COVID-19, sipas një njoftimi zyrtar.

Në përputhje me vlerësimin e fundit të rrezikut të shëndetit publik, si dhe ndryshimet dhe zhvillimet e epidemisë, Mbretëria e Bashkuar do të shtohet në listë dhe masa do të hyjë në fuqi nga 1 tetori dhe do të mbetet efektive deri në një njoftim tjetër, thuhet në deklaratën e siguruar nga “CGTN”.

Deri tani, Hong Kongu ka renditur Bangladeshin, Etiopinë, Indinë, Indonezinë, Kazakistanin, Nepalin, Pakistanin, Filipinet, Afrikën e Jugut, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në listën e vendeve me rrezik të lartë për pandeminë.

Udhëtarëve nga këto vende u kërkohet t'i nënshtrohen testimit të acidit nukleik për COVID-19.

Rezultati i provës duhet të jetë negativ dhe mostra e marrë duhet të jetë deri 72 orë para nisjes së planifikuar të fluturimit.

Hong Kongu raportoi shtatë raste të reja me COVID-19 të enjten, sipas Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit. Katër nga rastet ishin nga jashtë Hong Kongut, ndërsa tre të tjerët transmetime lokale.

Deri më tani rajoni ka raportuar 5056 raste të konfirmuara COVID-19, me 104 vdekje.