Aeroplanmbajtëset kineze “Liaoning” dhe “Shandong” zhvilluan kohët e fundit trajnime të rregullta dhe përfunduan provat detare sipas planit, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, koloneli i Lartë Tan Kefei në një konferencë shtypi.

Trajnimi ka si qëllim testimin e performancës së armëve dhe pajisjeve të aeroplanmbajtëseve, përmirësimin e nivelit të trajnimit të anijeve të tilla luftarake dhe përmirësimin e aftësive të personelit për përmbushjen e misioneve, tha Tan. (Çang Çuo/Albana)