Në Debatin e Përgjithshëm të 22 shtatorit, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan Donald Trump e hapi fjalimin e tij me parullën "virusi kinez". Si gjithmonë, ai injoroi faktet dhe vazhdoi të fajësonte Kinën. Sipas vëzhgimit të gazetës britanike "Guardian", në fjalimin e tij 7 minutësh, Trump e përmendi Kinën 11 herë.

Në fakt, edhe brenda ShBA-së, nuk ka treg për "stigmatizim" kundër Kinës. Më 17 shtator, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që dënon "të gjitha format e ndjenjave anti-aziatike në lidhje me koronavirusin e llojit të ri", duke përfshirë shprehje si "virusi kinez". Siç theksoi presidenti kinez Xi Jinping, "Mund të ketë konkurrencë midis vendeve, por ajo duhet të jetë pozitive dhe të ruajë vijën morale dhe normat ndërkombëtare".

Sivjet është 75-vjetori i themelimit të OKB-së. Përballë kërcënimit të epidemisë së koronavirusit të llojit të ri, tani gjëja më e rëndësishme është bashkimi i forcave më të fuqishme për të kryer mirë bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, dhe për të promovuar sa më shpejt stabilizimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Por, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila supozohej të krijonte një platformë për bashkëpunimin ndërkombëtar, u përdor edhe një herë nga ShBA-ja si platformë për trillimet dhe sulmet kundër vendeve të tjera. Gazeta "Capitol Hill" komentoi se fjalimi i Trump-it ishte i mbushur plot thirrje për "nacionalizëm".

Lidhur me "virusin politik" të përhapur nga ShBA-ja, Zhang Jun, ambasadori kinez në OKB, u përgjigj menjëherë se gjëja më e rëndësishme sot mbetet bashkimi i forcave të botës për ta luftuar së bashku epideminë dhe jo vepra që sabotojnë këtë sfidë. Më 21 shtator, në Samitin e 75-vjetorit të themelimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se pandemia e koronavirusit të ri ka ekspozuar brishtësinë e botës dhe botës i nevojitet një multilateralizëm më efikas. Si organizata më përfaqësuese dhe më autoritare shumëpalëshe ndërqeveritare që mbron paqen në botë, OKB-ja ka përgjegjësi të natyrshme përballë sfidave të përbashkëta globale.

Por, në këtë platformë të shumëpalësisë, Trump-i edhe një herë mbrojti unilateralizmin, "duke vendosur me krenari qytetarët amerikanë në vendin e parë". Ndryshe nga ShBA-ja, Kina rikonfirmon se do të bëjë vaksinat një produkt publik global, do të japë kontribut për vendet në zhvillim që të kenë mundësi ta përdorin dhe të paguajnë brenda mundësive të tyredhe të ndërtojnë bashkësinë e shëndetit të përgjithshëm të njerëzimit. Siç tha presidenti Xi Jinping, "vendi i madh duhet të duket si një vend i madh dhe duhet të ofrojë më shumë produkte publike globale dhe të zbatojë përgjegjësinë e vendit të madh dhe të shfaqë përgjegjësinë e vendit të madh." (Çang Çuo)