Në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mbajtur më 22 shtator, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm. Ai paraqiti katër sugjerime mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë globale, përmblodhi katër inspirime dhe njoftoi katër masa që Kina mbështet OKB-në të luajë një rol kryesor në trajtimin e çështjeve globale. Kina po ndjek rrugën e zhvillimit paqësor, të hapur, bashkëpunues dhe të përbashkët. Këto deklarata përputhen me prirjen historike të zhvillimit paqësor, bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta dhe shfaqin rolin e një vendi të madh përgjegjës dhe japin "fuqi kineze" bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e shumëpalësisë, të cilat janë vlerësuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Andrey V. Ostrovski, drejtor i Qendrës Kineze për Studime Socio-Ekonomike pranë Institutit të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë, vuri në dukje se Kina gjithmonë ka mbështetur OKB-në dhe përpjekjet e shumë vendeve në zhvillim të marrin pjesë në qeverisjen globale. Tursunali Kuzyev, profesor në Universitetin Kombëtar të Gjuhëve të Huaja të Uzbekistanit, komentoi se fjalimi i presidentit Xi Jinping theksoi zbatimin e rrugës së shumëpalësisë, e cila tregon drejtimin e zhvillimit për botën e sotme dhe ka një rëndësi të madhe në gjendjen e tanishme.

 Si praktikuese aktive e shumëpalësisë, Kina ka kontribuuar shumë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë globale. Presidenti Xi u rizotua në fjalimin e tij se vaksinat e Kinës do t'u jepen me përparësi vendeve në zhvillim si një produkt publik global pas përfundimit të studimit dhe nisjes së përdorimit. Siç e dimë të gjithë, vaksina është një kusht themelor i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomiko-shoqërore të vendeve të ndryshme. Përgjegjësia ndërkombëtare e treguar nga Kina është padyshim një praktikë e tjetër e konceptit të bashkësisë së fateve të përbashkët të njerëzimit.

Përveç këtyre, për të mbështetur OKB-në të luajë një rol qendror në çështjet ndërkombëtare, presidenti Xi Jinping njoftoi katër masa në fjalimin e tij, duke përfshirë sigurimin e një tjetër shume 50 milionë dollarë amerikanë në mbështetje të Planit Global të Përgjigjes Humanitare të OKB-së për Epideminë e Koronavirusit të Ri etj. Këto tregojnë plotësisht se Kina është shtylla kurrizore e multilateralizmit. Donald Rushambwa, studiues në Qendrën Studimit të Shkëmbimit Ekonomik dhe Kulturor Kinë-Afrikë, tha se Kina ka dhënë kontribut të pashlyeshëm për komunitetin ndërkombëtar, ka dhuruar furnizime mjekësore për shumë vende në zhvillim dhe ka ndarë përvojën e saj anti-epidemike.

Në komentin e CMG-së thuhet se përballë krizës së tanishme globale të sigurisë publike, zgjedhja e njëanshme ose shumëpalëshe, konfrontimi ose bashkëpunimi, lidhet me të ardhmen dhe fatin e mbarë njerëzimit. Kina, e cila ka praktikuar gjithmonë multilateralizmin, do të vazhdojë të jetë ndërtuese e paqes në botë, kontribuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar, si dhe do të kontribuuojë me mençuri kineze dhe do të japë fuqinë kineze kundër epidemisë dhe kundër sfidave të përbashkëta.(Çang Çuo)