0.49 milion ton dërgesa u bënë nëpërmjet postës së shpejtë në mbarë Kinën gjatë luftës kundër pandemisë së COVID-19, duke përfshirë mallra mjekësore, ushqime dhe pajisje të ndihmës për jetën, dhe asnjë postier nuk u infektua nga virusi gjatë punës. Kështu bëri të ditur Ma Junsheng, drejtor i përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Postave të Kinës, agjencia qeveritare që rregullon shërbimin postar të vendit, Postën e Kinës.

Duke folur në një konferencë shtypi të Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit për uljen e varfërisë të hënën, Ma përshkroi mënyrën se si i zbatoi sistemi i shërbimit të postës së shpejtë masat e parandalimit dhe mbrojtjes gjatë pandemisë.

Sipas statistikave, deri më sot "58 midis të katër milionë postierëve në Kinë janë infektuar, por asnjë prej tyre nuk u infektua gjatë punës", tha Ma.

"Nga janari deri në gusht të këtij viti, ne kemi kryer shërbime të postës së shpejtë me vlerë mbi 1.2 trilion juanë (0.17 trilionë dollarë amerikanë) dhe të ardhurat e përgjithshme arritën në 680 miliardë juanë. Numri i dërgesave u rrit me 25 për qind, duke arritur në 48 miliardë," u shpreh Ma Junsheng.

Shërbimet e postës së shpejtë rifilluan pas Festës së Pranverës, festë më e madhe e Kinës me masat e mbrojtjes së stafit mes pandemisë COVID-19./Xinhua

Shërbimet e postës së shpejtë rifilluan pas Festës së Pranverës, festë më e madhe e Kinës me masat e mbrojtjes së stafit mes pandemisë COVID-19./Xinhua

Kina vendosi dy kanale speciale hyrëse për njerëzit me nevojë të ndihmës urgjente mes pandemisë COVID-19./Xinhua

Kina vendosi dy kanale speciale hyrëse për njerëzit me nevojë të ndihmës urgjente mes pandemisë COVID-19./Xinhua

Në luftën kundër COVID-19, Kina krijoi dy platforma të veçanta për njerëzit në nevojë urgjente. Njëra ishte për shpërndarjen e furnizimeve mjekësore në familje. Mallra të tilla u etiketuan "urgjent" dhe u dërguan përmes kanaleve të veçanta. Platforma tjetër ishte për dërgesat ndërkombëtare. Të gjitha mallrat nga jashtë u morën nëpërmjet kësaj platforme dhe u shpërndanë pa formalitete të ndërlikuara.

Përafërsisht 0.49 milion ton mallra u dërguan nëpërmjet këtyre dy kanaleve nga 23 janari deri më 10 qershor 2020, duke u bërë vija e parë e zinxhirit të furnizimit. Ndërsa mjekët rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar të sëmurët nga COVID-19, edhe dërguesit e postës së shpejtë në të gjithë Kinën po bënin një betejë të ngjashme për jetë a vdekje për të çuar pakot në kohë.

"Katër milionë veta punojnë në këtë sektor në tërë vendin, dhe ata kontaktojnë të paktën 100 veta në ditë. Deri më tani askush nuk e ka marrë koronavirusin për shkak të punës, në saje të kontrollit dhe shqyrtimit të rreptë," tha Ma.