Pandemia e COVID-19 ka një ndikim ekonomik shkatërrues në popullsitë më vulnerabël në botë, të zhvendosur apo që jetojnë në zonat e konfliktit, të përballur me urinë apo mosarsimimin, sipas studimit të Këshillit norvegjez për Refugjatët (NRC).

Në sondazhin “Spiral Downward”, realizuar në 14 vende si Mali, Afganistan, Venezuelë e vende të tjera, rreth tre e katërta e 1400 personave të pyetur flisnin për përkeqësim të situatës së tyre, për shkak të krizës shëndetësore.

Sipas këtij sondazhi, 77% prej tyre kishin humbur vendin e punës ose ishin përballur me një ulje të pagës që prej marsit, 70% iu është dashur të reduktojnë numrin e vakteve në familjet e tyre dhe 73% shprehen se nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak të vështirësive financiare.