Më 18 shtator qeveria kineze publikoi librin e bardhë. Në këtë dokument u është bërë një rishikim i gjithanshëm veprimeve, praktikave dhe kontributeve të forcave ushtarake të Kinës në operacionet paqeruajtëse të OKB-së gjatë 30 vjetëve.

Konkretisht janë shtjelluar misionet dhe qëndrimet e ushtrisë kineze si dhe arritjet për zbatimin e premtimeve në samitin e paqeruajtjes të OKB-së.

Të dhënat dhe faktet kanë provuar që forcat ushtarake kineze janë fuqi kyçe për misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe kanë hedhur poshtë thëniet e gabuara “kërcënimet ushtarake kineze” të fabrikuara nga disa politikanë amerikanë.

Sivjet është 75-vjetori i fitores së luftës antifashiste të botës dhe gjithashtu 75-vjetori i krijimit të një sistemi ndërkombëtar me OKB-në në thelb.

Siç theksohet në këtë libër të bardhë, duke rishikuar historinë, njerëzit duhet të kuptojnë se paqja realizohet me vështirësi. Pavarësisht se si ndryshon gjendja ndërkombëtare, Kina do të vijojë t’i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, do të mbështesë operacionet paqeruajtëse të OKB-së, do të mbrojë shumëpalësinë, do të nxisë ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe do të injektojë më shumë energji stabilizuese për paqen dhe zhvillimin e botës.