Presidenti kinez Xi Jinping vazhdoi të enjten vizitën e inspektimit në provincën Hunan. Po atë ditë, gjatë inspektimit në ndërmarrjen e prodhimit të pajisjeve inteligjente "Shanhe", ai theksoi se Kina duhet të mbajë fort në duart e veta teknologjitë kyçe dhe industrinë e prodhimit.

Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje të enjten që industria kulturore e vendit të qëndrojë në rrugën e duhur dhe të rritet me risi për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të sektorit.

Xi i tha këto gjatë vizitës së tij në një park të industrisë kulturore në Changsha, kryeqendra e provincës Hunan në Kinën qendrore.

Duke përshëndetur industrinë kulturore si një sektor në zhvillim e sipër, Xi tha se kultura dhe teknologjia tani janë thellësisht të integruara me njëra-tjetrën dhe se industria kulturore po zhvillohet me shpejtësi me një rritje të numrit të punonjësve të saj.

"Kjo nuk është vetëm një industri në rritje të shpejtë, por edhe një grup i madh talentesh, të cilëve duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë", tha ai.

(Albana)