Të premten, zëdhënësi i ushtrisë kineze njoftoi një stërvitje ushtarake luftarake të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit në afërsi të ngushticës së Tajvanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Ren Guoqiang tha se ky është një veprim i duhur për gjendjen e tanishme në ngushticën e Tajvanit për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial.

Duke rideklaruar që Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës, Ren tha se çështja e Tajvanit është krejtësisht një punë e brendshme e Kinës dhe nuk lejohet ndërhyrje nga jashtë.

Ren nënvizoi që ShBA-ja dhe Partia Progresive Demokratike në Tajvan kanë shtuar kontaktet, duke shkaktuar probleme.

“Ata që luajnë me zjarrin do të digjen nga zjarri,” theksoi Ren.

Ai shtoi se Ushtria Kineze ka vullnet të vendosur, besim të plotë dhe kapacitet të mjaftueshëm të pengojë çdo ndërhyrje nga forcat e jashtme ose veprime për të ashtuquajturën “pavarësi të Tajvanit”.