Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), theksoi atributin e PKK-së të orientuar drejt njerëzve gjatë një turneu inspektimi në provincën Hunan të Kinës të mërkurën.

Xi i bëri vërejtjet ndërsa vizitoi shtëpinë e një pasardhësi të protagonistit të një historie revolucionare, në fshatin Shazhou të qytetit Chenzhou.

Historia revolucionare paraqet një fshatar të varfër me emrin Xu Jiexiu, i cili u ofroi strehë tre ushtareve të Ushtrisë së Kuqe gjatë Marshimit të Madh në vitet 1930. Me largimin e ushtarëve, ata e prenë jorganin e tyre të vetëm në dy pjesë, duke lënë një pjesë për Xu-në.

Pasardhësi i tha Xi-së se familja e tij ka dale nga varfëria dhe jeta e tyre është përmirësuar shumë.

Xi tha se ndryshimet ilustrojnë natyrën e PKK-së të orientuar drejt njerëzve dhe Partia i mban premtimet.

Në një shesh publik, Xi u tha fshatarëve se PKK-ja i ka qëndruar besnike aspiratës së saj origjinale për gati një shekull që nga themelimi i saj, dhe njerëzit e kanë konsideruar PKK si një parti të tyre.

Xi tha se ai, si një anëtar i PKK-së dhe një zyrtar i parties udhëheqëse, do të kryejë mirë detyrat e tij dhe do të punojë me 1.4 miliard kinezë dhe me mbi 90 milionë anëtarë të partisë, për ta bërë vendin më të mirë dhe njerëzit më të lumtur.