Sipas të dhënave të publikuara më 15 shtator nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave e Kinës, në muajin gusht, ekonomia kineze tejkaloi ndikimet negative nga epidemia dhe përmbytjet, treguesit kryesorë shënuan rritje të vazhdueshme, janë rritur pandërprerë fenomenet pozitive dhe ekonomia është në mëkëmbje të qëndrueshme.

Ky është një hap i mirë nxitës për formimin e një gjendjeje të re zhvillimi me qarkullim vendas si bazë kryesore dhe me qarkullimin e dyfishtë vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, ky është edhe një lajm pozitiv për mëkëmbjen ekonomike të botës.

Ekonomia kineze ka shënuar të dhëna pozitive dhe kjo lidhet ngusht me nxitjen e hapjes me nivel të lartë. Panairi i Guangzhout, Panairi i Tregtisë së Shërbimeve dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit janë në funksionim të vazhdueshëm, duke ofruar besim dhe energji për ekonominë botërore që të shërohet.

Specialisti i famshëm për çështjet kineze në Gjermani Frank Sieren tha në artikullin e tij se si baza më e madhe e prodhimit dhe tregu më i madh i shitjes në botë, rëndësia e Kinës në zinxhirin e furnizimit global do të rritet vazhdimisht në vitet e ardhshme. (Jiang Lei/Albana)