Programi pilot i Kinës për të zhvilluar “Qytetin pa Mbetje” po përparon. Qytetet dhe rajonet e zgjedhura po marrin masa më drastike për të arritur plotësisht qëllimin. Kina nisi programin e saj pilot pa mbetje në 11 qytete dhe pesë rajone vitin e kaluar.

Qytetet pjesëmarrëse përfshijnë Shenzhenin në provincën Guangdong, Sanya në provincën Hainan dhe komunën Chongqing.

Programi u krijua për të nxitur zhvillimin e gjelbër dhe mënyrën e jetesës së gjelbër, përdorimin e mbeturinave të ngurta në mënyrë më efikase dhe minimizimin e ndikimit të tyre në mjedis.

Pakësimi i plehrave në burim dhe mbikëqyrja inteligjente janë disa nga pikat kryesore të asgjësimit më të mirë të mbetjeve të ngurta.

Zhang Tong, me Komitetin e Menaxhimit të Qytetit Ekologjik të Tianjin-it, prezantoi një stacion të zgjuar për mbledhjen e mbetjeve.

"Ne kemi zhvilluar një aplikacion për klasifikimin e plehrave. Duke i skanuar plehrat aplikacioni tregon se cilës kategori i përkasin. Tani duhen më pak se dy minuta për të shpërbërë plehrat."

Kina prodhon rreth 10 miliardë tonë mbetje të ngurta çdo vit, me një grumbullim prej 60-70 miliardë tonë.

Përdorimi më i mirë i mbetjeve të ngurta mbetet një përparësi urgjente.

Meng Chao është me një kompani të riciklimit të mbetjeve të ngurta në provincën Henan.

"Me metodat e trajtimit profesional, mbetjet e ndërtimit mund të përdoren menjëherë si shtresa stabilizuese për projektet e ndërtimit të rrugëve. Një rrugë mund të ndërtohet brenda një muaji duke përdorur mbetjet e ndërtimit nga një kompleks banimi."

Në komunën e Chongqing-ut, po zhvillohet puna për ndërtimin e një qyteti pa mbetje.

Mbetjet shtëpiake digjen për të gjeneruar energji elektrike, me mbetjet e përdorura si material ndërtimi.

Wang Jiahong është me një kompani vendore për gjenerimin e energjisë.

"4500 tonë mbeturina shtëpiake hidhen çdo ditë. Dy milionë kilovatë energji elektrike mund të gjenerohen për rreth 400 mijë banorë."

(Albana)