Rregullatori i aviacionit civil të Kinës njoftoi të martën rregullimet në politikat e tij të menaxhimit për shërbimet e linjave ajrore të vendit me synim përmirësimin e industrisë së goditur nga koronavirusi.

Kina do të heqë kufizimet për kufirin maksimal të fluturimeve javore, duke u mundësuar linjave ajrore fleksibilitet më të madh në rregullimin e fluturimeve të pasagjerëve që përfshijnë aeroportin e Pekinit, Shangait, Guangzhout, midis aeroporteve të tjerë, tha Administrata e Aviacionit Civil të Kinës në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë që lehtëson rregullat, rregullatori specifikoi udhëzime të hollësishme për aplikimin e fluturimeve për të bashkërenduar konkurrencën e tregut dhe për të marrë parasysh kushtet e funksionimit të aeroportit.

Ndërkohë, rregullatori lehtësoi kufizimet në linjat ajrore rajonale që përfshijnë tre aeroporte të mëdha në qytetet e Pekinit, Shangait dhe Guangzhout.

Industria e aviacionit civil të Kinës regjistroi një shërim gradual në gusht pasi treguesit kryesorë u përmirësuan dukshëm nga një muaj më parë, sipas të dhënave.

Linjat ajrore regjistruan gjithsej 45.5 milionë pasagjerë muajin e kaluar, me një rënie prej 25.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i brendshëm pa një rimëkëmbje të përshpejtuar, duke raportuar 45,35 milionë udhëtime pasagjerësh, vëllimi më i lartë mujor këtë vit. (Albana)