Kina dërgoi të martën me sukses nëntë satelitë në orbitën e planifikuar nga Deti i Verdhë.

Nëntë satelitët, që i përkisnin grupit Jilin-1 Gaofen 03-1, u lëshuan anë të raketa bartëses Marshimi i Madh-11, raketa e parë kineze e nisur nga deti, në orën 9 e 23 minuta të paradites.

Satelitët u prodhuan nga kompania e teknologjisë “Chang Guang Satellite”. Tre prej satelitëve do të përdoren për imazhet video, një prej të cilëve është për platformën popullore të Kinës për shpërndarjen e videove “Bilibili” dhe një tjetër për transmetuesin shtetëror CCTV.

Sateliti Bilibili ka karakteristika të kostos së ulët të zhvillimit, konsumit të ulët të energjisë, peshës së lehtë dhe qartësisë së lartë. Sateliti mund të regjistrojë video dhe imazhe me ngjyra me një qartësi më të lartë se 0.98 metra. Të dhënat do të përdoren për video në fushat si shkencë dhe teknologji, shkenca njerëzore, histori etj dhe do të publikohen në Bilibili. (Albana)