Me rastin e 75-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe fitores së Luftës Anti-fashiste, CMG-ja prodhon 6 programe seriale me temat përkatëse.

Në këto programe do të rishfaqen historitë e luftës dhe emocionet patriotike nëpërmjet intervistave, këngëve dhe sodisjeve mbi veprat artistike.

Këto ditë, shumë këngë klasike për kohën e luftës, si “Përparim për fitore” dhe “Fitorja jonë”, do të shfaqen në kanalin 3 të CMG-së.

Në programin artistik me temën “Përparim për fitore”, janë ftuar disa artistë, të cilët kanë rishfaqur historitë e heronjve në mënyrë artistike.