Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi më 31 gusht një mesazh Zoran Zaev-it, ku e uron për rizgjedhjen si kryeministri i Maqedonisë Veriore.

Në mesazhin e urimit, Li Keqiang-u shprehet se gjatë shumë takimeve dypalëshe vitet e fundit, Kina dhe Maqedonia Veriore kanë arritur konsensus të gjerë, duke nxitur arritjen e rezultateve të rëndësishme në shkëmbimet e bashkëpunimin dypalësh. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, qeveritë dhe popujt e të dy vendeve e kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe miqësia tradicionale dypalëshe është thelluar më tej. Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe forcimit të marrëdhënieve me Maqedoninë Veriore dhe është e gatshme për të ndërthurur nismën "Një brez, një rrugë" me strategjinë e zhvillimit të Maqedonisë Veriore, duke thelluar më tej bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe duke çuar përpara marrëdhëniet miqësore dypalëshe. (Fani)