Rezerva valutore e Kinës u rrit në afro 3.1646 trilionë dollarë amerikanë në fund të gushtit nga 3.1544 trilionë dollarë që ishte në korrik, sipas të dhënave të së hënës nga banka qendrore.

Kjo shifër shënoi rritjen për muajin e pestë radhazi të valutës, ose 0.3 për qind nga një muaj më parë në nivelin më të lartë që nga tetori i 2016-s.

Wang Chunying, zëdhënës i Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor, ia atribuoi rritjen faktorëve të shumtë, përfshirë ndryshimet në kurset e këmbimit dhe çmimet e aseteve.(Albana)