Kina regjistroi një rritje 6 për qind në tregtinë e saj të jashtme në muajin gusht në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku eksportet u rritën 11.6 për qind dhe importet ranë 0.5 për qind, sipas të dhënave zyrtare të së hënës.

Tregtia e jashtme ishte 2.88 trilionë juanë (rreth 421.14 miliardë dollarë amerikanë) muajin e kaluar, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, tregtia e jashtme e mallrave ra me 0.6 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, në 20.05 trilionë juanë.

Gjatë periudhës janar-gusht, ASEAN-i ishte partneri më i madh tregtar i Kinës, me një rritje të tregtisë 7 për qind me bazë vjetore në 2.93 trilionë juanë, që përbën 14.6 për qind të të gjithë tregtisë së jashtme të Kinës.

Ndërsa tregtia me Shtetet e Bashkuara u ul me 0.4 përqind gjatë kësaj periudhe, njoftoi Drejtoria Shtetërore e Doganave e Kinës. (Albana)