Presidenti kinez Xi Jinping bëri të mërkurën një vizitë inspektimi në qytetin Ma'anshan të provincës Anhui të Kinës Lindore.

Ai vizitoi së pari parkun ekologjik "Xuejiawa", ku u njoh me gjendjen e ujit në lumin Jance, rinovimin e plotë të argjinaturave, si edhe mbrojtjen dhe përtëritjen ekologjike dhe mjedisore.

Ai gjithashtu vizitoi kompaninë "Magang" të Grupit të Çelikut "Baowu" të Kinës, për të mësuar në lidhje me rifillimin dhe ecurinë e punës.