Progresi në programin e Kinës për çrrënjosjen e varfërisë e ka çuar vendin një hap më afër qëllimit për zhdukjen e varfërisë deri në fund të këtij viti.

Kina ka rivendosur rreth 1.2 milion njerëz në vende me kushte më të mira jetese.

Programi që ka zhvendosur dhjetë milion njerëz të varfër jashtë rajoneve malore ka nxitur zhvillimin e sektorëve të ndërtimit dhe shërbimeve, duke u siguruar të zhvendosurve të rinj një punësim më të garantuar.

Chen Hongbo, nga Zyra e Grupit Drejtues të Këshillit të Shtetit për Uljen e Varfërisë, tha se deri në fund të korrikut u hapën miliona vende pune për banorët e varfër.

"Përsa i përket punësimit të mirëqenies publike, 22 provinca në Kinën qendrore dhe perëndimore kanë krijuar vende pune për 4.7 milionë banorë të varfër, të cilët punojnë në pyje, rrugës, ujësjellës dhe mbrojtje të mjedisit."

Lëvizja nga malet është vetëm hapi i parë. Detyra tjetër ishte si t’i ndihmonim ata të përshtaten më mirë me jetën e re.

Në qarkun Hanyin të provincës Shaanxi, një zyrtar prezanton paraqitjen e zonave të tyre të zhvendosjes.

"Ka 11 zona të rivendosjes në qarkun tonë. Ato janë të vendosura kryesisht pranë parqeve industriale, autostradave dhe qyteteve."

Si rezultat, të ardhurit kanë më shumë mundësi për të gjetur punë.

Chen Xingsong dhe bashkëshortja e tij kanë punuar në Fujian, rreth 1500 kilometra larg nga Shaanxi, por tani ata mund të punojnë pranë shtëpisë së tyre të re.

"Ne fitojmë të ardhura duke punuar në parkun industrial. Mund të marrim gjithashtu një divident nga serat e perimeve. Përsa kohë që jeni punëtor, do të keni një jetë më të mirë këtu."

Zhvendosja është vetëm një nga disa programe që Kina ka zbatuar gjatë viteve të fundit për të tërhequr njerëzit nga varfëria.

Mënyrat e tjera janë mbështetja fiskale, investimet në infrastrukturë dhe tregtia elektronike, të cilat kanë ndihmuar 52 qarqet e varfëra të dalin nga lista e varfërisë. (Albana)