Autoritetet kineze po zbatojnë masa të shumta për të mbështetur punësimin fleksibël dhe për të ndihmuar punëtorët migrantë në vend të gjejnë punë.

Aktualisht 200 milionë punonjës fleksibël po punojnë në sektorë të ndryshëm në të gjithë Kinën.

Shumë prej tyre drejtojnë biznese të vogla ose punojnë në industrinë e shërbimeve.

Këto biznese përballen me vështirësi në financim, përkrahje të sigurisë, përmirësimin e aftësive të punonjësve etj.

Zëvendësministri kinez i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore Li Zhong tha se do të ofrohen disa zgjidhje nga disa aspekte.

"Së pari, do të zgjerohen kanalet për zhvillimin e punësimit fleksibël, në mbështetjen të të vetëpunësuarve, format me kohë të pjesshme dhe format e reja të punësimit, disa tarifa do të hiqen dhe do të ketë mbështetje për garantimin e sigurisë."

Për të rritur sigurinë gjithashtu do të forcohen mbështetja në arsim, trajnimi i synuar dhe mbrojtja e të drejtave.

Autoritetet gjithashtu po ndihmojnë numrin e madh të punëtorëve migrantë të gjejnë punë përmes kanaleve më të larmishme si industritë me intensitet të lartë pune, ku punëtorët janë më së shumti të punësuar, të tilla si hotelieria dhe akomodimi.

Punëtorët nga zonat rurale po nxiten gjithashtu të përpiqen sa të munden në vendlindjen e tyre.

Wu Xiaoling nga Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale e Kinës tha se mbi 13 milionë punëtorë migrantë që u kthyen në vendlindjet e tyre kanë qenë të punësuar në vend që nga fundi i muajit të kaluar.

"Përveç atyre që punojnë në ndërmarrjet vendore ose në terren, pesë për qind e punëtorëve migrantë kanë hapur bizneset e tyre përmes shitjeve të drejtpërdrejta në internet dhe industrive popullore".

Punëtorët migrantë që tani kërkojnë punë kanë më shumë mundësi në sektorin e mirëqenies publike, të tilla si sanitarë, roje etj.

Nëse ata duan të hapin biznesin e tyre do të marrin udhëzimet përkatëse, ndërsa të papunët mund të kenë një qasje më të lehtë ndaj trajnimit të aftësive dhe subvencioneve.

Sipas një udhëzimi të lëshuar nga 15 departamente qeveritare, në rregullimin e punësimit përparësi do t'u jepet punëtorëve migrantë nga familjet e varfëra. (Albana)