Ekspertët thonë se testimi masiv i acidit nukleik në Hong-Kong është i nevojshëm për karantinën dhe trajtimin në kohë të pandemisë së COVID-19.

Eliza Chan, avokate dhe këshilltare e lartë në kompaninë "Deloitte", tha:

"Testimi në mbarë qytetin është mënyra më e mirë dhe themelore për frenimin e shpërthimit të COVID-10 në Hong-Kong. Siç kanë vënë në dukje shumë ekspertë të sëmundjeve ngjitëse, testimi masiv i acidit nukleik është i nevojshëm për karantinimin dhe trajtimin në kohë të më shumë njerëzve."

Pjesa kontinentale ka dërguar grupe mjekësore në ndihmë të Hong-Kongut për kryerjen e testimit falas të acidit nukleik për të gjithë banorët e për ndërtimin e spitaleve të përkohshme për trajtimin e të prekurve. (Wang Lei)