Të premten u mbajt në Gao, një qytet i madh buzë shkretëtirës së Saharasë, ceremonia e dorëzimit të detyrës nga kontingjenti i shtatë për në kontingjentin e tetë të paqeruajtësve kinezë në Mali.

Të dy grupet bënë dorëzimin e pajisjeve dhe materialeve, misioneve paqeruajtëse dhe autoritetit të komandës.

Zv.kapiteni i njësisë xheniere të kontingjentit të shtatë të forcave paqeruajtëse kineze Bian Long u shpreh:

“Dorëzimi përfshin jo vetëm pajisje dhe materiale, por ajo që është më e rëndësishme, është kalimi i misionit dhe shkëmbimi i metodave dhe përvojës. Kështu, ushtarët e kontingjentit të tetë mund ta komandojnë situatën këtu sa më shpejt dhe të kryejnë detyrat paqeruajtëse.”

Kontingjenti i 8-të ka mandat njëvjeçar dhe do të vazhdojë të kryejë detyra si ndërtimi i infrastrukturës, patrullimi dhe shërbimet mjekësore. (Fang Xiaoyu)