Kina ka dënuar ashpër sanksionet amerikane ndaj krerëve të agjencive të qeverisë qendrore që përgjigjen për Hong-Kongun dhe zyrtarëve të qeverisë së këtij rajoni.

Zyra e Çështjeve të Hong-Kongut dhe të Makaos e qeverisë kineze deklaroi se kjo lëvizje është vetëm një shpërthim histerik i hegjemonizmit, pasi politikanët amerikanë dështuan në manipulimin e çështjeve të Hong-Kongut. Ajo shtoi se administrata dhe disa politikanë amerikanë po përdorin sanksionet për të mbuluar paaftësinë e tyre në betejën kundër epidemisë COVID-19 dhe në zgjidhjen e problemeve ekonomike e problemeve të tjera të brendshme të vendit.

Në përgjigje të sanksioneve amerikane, kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë rajonale u shprehën që nuk frikësohen dhe do të bëjnë sa munden për t'i shërbyer vendit e qytetit.(Zhang Yan)