Deri të shtunën e kaluar mbi 130 pacientë me COVID-19 në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës janë shëruar e kanë dalë nga spitali.

Pas raportimit të vatrave të reja të infektimit nga COVID-19 në Xinjiang muajin e kaluar, 21 ekipe nga provinca të ndryshme të Kinës shkuan në këtë rajon për të dhënë ndihmë lidhur me testimin e acidit nukleik.

Njëkohësisht më se 30 ekipe mjekësore vendore me rreth 1800 veta kanë punuar në spitalet e përcaktuara të këtij rajoni autonom.

Të shtunën, Xinjiang-u raportoi 15 raste të reja të konfirmuara të COVID-19, ndërsa nuk ka raste të reja asimptomatike. (Fani/Artan Goga)