Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka përfunduar një vlerësim të aftësive luftarake lidhur mobilizimin në largësi, në jug të Kinës.

Chen Yuming, ushtar i njësisë së mbrojtjes ajrore të Korpusit të 74-t, shprehet se një grup pararojë ofronte të dhëna për avionët e një armiku të simuluar për grupin mësymës:

"Po përcaktoja vendndodhjen e aeroplanit të parë të shënjestruar, kur befas mora urdhër për të sulmuar objektivin e dytë. E ndryshova menjëherë fokusin tim, duke kërkuar për avionin e dytë objektiv. Duke përdorur përvojat e mia nga stërvitja e mëparshme për të gjykuar faktorë si shpejtësia e fluturimit, arrita ta gjej objektivin që ishte mbuluar nga retë."

Ushtarët gjithashtu trajtuan edhe situata të simuluara, përfshirë edhe goditjen e aeroplanëve nga drejtime të ndryshme me shpejtësi të ndryshueshme, gjatë ditës dhe natës.(Zhan Dian/Artan Goga)