Më 8 gusht 2008 u hapën Lojërat Olimpike të Pekinit. Nga viti 2009, 8 gushti u përcaktua në Kinë si Dita e Kalitjes së të Gjithëve.

Si propozues i stërvitjes nga të gjithë në Kinë, presidenti Xi Jinping ka vënë në dukje: “Një njeri i shëndetshëm duhet të ketë jo vetëm njohuri të shumta, por edhe shpirt të shëndetshëm e trup të fortë. Duhet të zhvillojmë sportin për të forcuar shëndetin e mbarë kombit”.

Nëse rinia është e fortë, edhe vendi është i fortë. Më 21 prill 2020, Xi Jinping inspektoi provincën Shanxi. Ai vizitoi shkollën fillore të qytezës Laoxian të distriktit Pingli dhe tha se nxënësit duhet të mësojnë mirë dhe duhet të merren me sport, që kur të rriten të marrin pjesë në zhvillimin e Kinës.

Përhapja e kalitjes së të gjithëve dhe pjesëmarrja në bashkëpunimin ndërkombëtar sportiv janë simbole të nivelit të modernizimit të vendit. Gjatë 70 vjetëve pas themelimit të Kinës së Re, shëndeti i njerëzve është përmirësuar shumë.

Sportistët kinezë kanë arritur rezultate të mira në lojërat olimpike. Xi tha se paraqitja e tyre ka nxitur pasionin e popullit dhe krenarinë e kombit. Sipas tij, kohezioni, forca bashkuese dhe vetëbesimi i kombit kinez u forcuan.

Në vitin 2022 do të organizohen Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Ky do të jetë një rast i mirë që sporti kinez dhe sporti olimpik botëror të arrijnë sukses, duke nxitur pasionin e masave popullore kineze për sportet olimpike.

Kalitja e të gjithëve është baza dhe garacia e jetës së shëndetshme të njerëzve.

Shëndeti i popullit është pjesë e rëndësishme e ndërtimit të shoqërisë së mirëqenies së gjithanshme dhe themeli i realizimit të jetës së bukur të njerëzve.