Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të legjislaturës së 13-të, organi suprem legjislativ në Kinë, do të zhvillojë sesionin e 21-të nga e shtuna deri të martën në Pekin, bëru të ditur një zëdhënës me AKP-në.

Seanca e ardhshme do të rishikojë një projektligj për ndërtimin urban dhe taksën e mirëmbajtjes, një projektligj për taksën e veprave, projekt-rishikime në ligjin për parandalimin e shkeljeve ndaj të miturve dhe të ligjit për parandalimin e epidemisë së kafshëve, si dhe një projekt-ndryshim në ligjin për të drejtat e autorit , tha zëdhënësi për Komisionin e Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të AKP-së, Zang Tiewei.

Në këtë sesion, do të shqyrtohen edhe propozimet nga këshilli i Komitetit të Përhershëm të AKP-së për rishkrimin e ligjit mbi organet e AKP-së, rregullat për procedurat e AKP-së, ligjin e flamurit kombëtar dhe ligjin e stemës kombëtare.