Këtë vit, porti Horgos në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur-it në Kinën veriperëndimore, i cili ndodhet në kufi me Kazakistanin, ka regjistruar një rritje të numrit të trenave të mallrave Kinë-Evropë këtë vit.

Nga janari deri në korrik, gjithsej 2240 trena që transportonin mbi 3.3 milionë ton ngarkesë kaluan kufirin përmes stacionit të Horgos, me një shtim të vëllimit të transportit prej 55.37 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas autoriteteve portuale.

Në shtatë muajt e parë, nga Kina drejt Evropës janë nisur 1974 trena që kanë kaluar përmes Horgos, kryesisht nga qytetet Lianyungang, Zhengzhou, Chengdu dhe Chongqing. Mallrat e transportuara përfshijnë veshje, produkte elektronike, mallra mekanike dhe elektrike, si dhe kimikate.

Ndërkohë, janë regjistruar gjithsej 266 trena hyrës, kryesisht nga Gjermania, Polonia, Uzbekistani, Kazakistani dhe vendet e tjera, të cilat hznë në Kinë përmes portit, duke transportuar mallra përfshirë pambuk, materiale ndërtimi, automobila dhe pjesë këmbimi. (Albana)