Të gjitha tregjet bujqësore në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom Xinjiang-Ujgur në Kinën Veriperëndimore, janë rihapur, me masa të rrepta për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19.

Para hyrjes në tregje, të gjithë personelit, përfshirë anëtarët e stafit, shitësit, tregtarët dhe drejtuesit e automjeteve, u kërkohet të paraqesin dëshmi të rezultatit negativ të testit të acidit nukleik COVID-19, si edhe u matet temperatura.

Ata gjithashtu duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre e automjetet e tyre duhet të dezinfektohen para se të hyjnë në tregje.

Vizitat ditore do të kufizohen dhe për të gjithë stafin e shitësit do të bëhen teste të acidit nukleik një herë në javë.

Xinjiang-u raportoi të dielën 29 raste të reja të konfirmuara të COVID-19, të gjitha në kryeqendrën Urumqi.(Li Huailiang)