Banka qendrore e Kinës do të ofrojë më shumë mbështetje financiare për ndërmarrjet dhe garantimin e punësimit.

Që nga shpërthimi i COVID-19, Banka Popullore e Kinës ka shtuar masat duke përfshirë forcimin e politikave kundër-ciklike, mbajtjen e likuiditetit të arsyeshëm dhe shlyerjen e ripagimit të huasë dhe interesit për firmat mikro, të vogla dhe të mesme, tha guvernatori bankës qendrore, Yi Gang në një simpoziumin e fundit.

Pasi mësoi mbi zbatimin e politikave mbështetëse dhe vështirësitë e ndërmarrjeve, Yi bëri thirrje për novacion në shërbimet financiare dhe mbrojtje më të mirë të subjekteve të tregut dhe përmbushjen e kërkesave të tyre të reja të financimit.

Yi shtoi se politikat preferenciale duhet të zbatohen plotësisht për të mbështetur punësimin dhe zhvillimin e ekonomisë reale.