Më 31 korrik, Kina njoftoi zyrtarisht përfundimin dhe hapjen e sistemit global të navigimit satelitor Beidou-3. Drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Sistemit të Navigacionit Satelitor të Kinës dhe zëdhënës për sistemin e navigimit satelitor Beidou, Ran Chengqi tha në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Zyra Kombëtare Informacionit se produktet e lidhura me Beidou janë eksportuar në më shumë se 120 vende dhe rajone. Ai gjithashtu tha që deri në vitin 2025, shërbimet e pozicionimit të nivelit të centimetrit Beidou do të jenë në dispozicion në të gjithë botën.

Beidou është një nga katër sistemet e navigimit global që njihen nga OKB-ja. Zëdhënësi Ran Chengqi u shpreh që nga fillimi, sistemi Beidou ka vënë në objektiv ofrimin e shërbimeve më të mira për tërë botën.

“Integrimi dhe bashkëpunimi mes sistemit Beidou dhe sistemeve të tjera të SHBA-së, Rusisë dhe BE-së janë në thellim të vazhdueshëm. Ky sistem është futur në organizatat e shumta ndërkombëtare, duke mbuluar aviacion civil, çështjet detare, satelitët e shpëtimit, telekomunikacion, etj. Tani janë publikuar shumë standarde ndërkombëtare që mbështesin sistemin Beidou. Në Tunizi, është krijuar qendra e parë jashtë Kinës e sistemit Beidou dhe në Algjeri, është caktuar kontrata për rrjetin tokësor të intensifikimit të sinjaleve. Dhe në mbledhjen e 9-të të ministrave pranë Forumit të Bashkpunimit Kinë-Vende Arabe, dy palët kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në mënyrë të vazhdueshme. Deri tani, produktet përkatëse të këtij sistemi janë eksportuar në mbi 120 vende e rajone dhe janë ofruar shërbime për mbi 100 milionë përdorues,” thotë Ran Chengqi.

Ran prezanton që në krahasim me sistemet e tjera të navigimit, Beidou ka 2 veçanti: njëra është shërbimi me tekst të shkurtër, me të cilën mund të dërgohen teskte SMS pa asnjë mbështetje nga rrjetet tokësore dhe tjetra është aplikim me precizion të lartë.

Ran shtoi që në të ardhmen, Beidou do të ofrojë shërbime me precizion të lartë për tërë botën dhe do të krijohet një sistem me nivel më të lartë teknik dhe më i qëndrueshëm për navigim dhe vendndodhjen komplekse.

“Ne do të krijojmë një sistem me bazën qiellore dhe pritet që para vitit 2025 të krijohet një rrjet me precizion të lartë dhe e gjithë bota mund të marrë shërbime për lokalizim me nivel centimetri nga Beidou,” thotë Ran.

Ran Chengqi prezantoi gjithashtu se vlera e përgjithshme e sektorit të navigimit dhe vendndodhjes satelitore të Kinës është rritur me më shumë se 20% në vit në 10 vitet e fundit, duke arritur në 345 miliardë juanë në vitin 2019, dhe pritet të tejkalojë 400 miliardë juanë në vitin 2020. (Jiang Lei)