Sipas një sondazhi nga Ministria kineze e Tregtisë, 99.1% e ndërmarrjeve të huaja në Kinë kanë pohuar se do të vazhdojnë biznesin e tyre në Kinë. Përgjegjësit e 10 kompanive të mëdha si “Qualcomm” dhe “Boston Inquiries” janë shprehur optimistë për ekonominë kineze si dhe me besim të plotë për zgjerimin e biznesit në tregun kinez.

Në tremujorin e dytë, ekonomia kineze u rimëkëmb dhe shënoi një rritje me 3.2% nga një tkurrje 6.8% në tremujorin e parë. Përdorimi i investimeve të huaja është rritur me 8.4%, nga një rënie 10.8% në tremujorin e parë. Eksperti ekonomik i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Aziatike të Holandës Richard T. Griffiths vuri në dukje se të dhënat tregojnë që për një kohë të gjatë, Kina ka qenë dhe mbetet një destinacion i nxehtë për invesimet globale dhe kjo prirje nuk është dobësuar, gjë që tregon qartë se përpjekjet e Kinës për parandalimin dhe kontrollin epidemik kanë patur arritje të mëdha.

Për goditjen nga epidemia, vendimmarrësit në Kinë kanë një kuptim të qartë, duke theksuar që duhet të krijohet një gjendje e re zhvillimi, me qarkullim të brendshëm si fuqi kryesore dhe qarkullim të jashtëm si fuqi nxitëse.

Kjo do të thotë që Kina do t’i kushtojë më shumë vëmendje tregut vendas, do të vijojë zgjerimin e kërkesës së brendshme sipas kërkesave të konsumatorëve. Në të kaluarën, tregu i jashtëm luajti një rol të rëndësishëm për zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë kineze. Por tani, me rritjen e proteksionizmit dhe tkurrjen e tregut global, varësia te tregu i jashtëm mund të shkaktojë më shumë ndërlikime dhe humbje. Prandaj, mbështetja te tregu vendas do të jetë në të mirë të përballimit të rreziqeve dhe sfidave nga jashtë.

Sipas raportit të investimeve botërore 2020 të publikuar nga OKB-ja, sivjet, niveli i FDI-së do të ulet me afro 40% dhe me goditjen e rëndë nga COVID-19, ekonomia kineze me dy qarkullime që nxisin njëra-tjetrës është bërë një pikë e re zhvillimi. Kjo do të jetë një kundërpërgjigje e fuqishme ndaj thënieve të disa politikanëve amerikanë që fabrikojnë “tërheqjen e investimeve të huaja” dhe “shkëputje nga ekonomia kineze”. Kjo në fakt, ka shtuar besim dhe gjallëri për ekonominë botërore dhe investimet e ndërmarrjeve të huaja.

Të dhënat e fundit tregojnë që ekonomia kineze është në mëkëmbje të vazhdueshme. Bota e di mirë që si tani ashtu edhe në të ardhmen, zhvillimi i Kinës ndodhet në një fazë me mundësi strategjike. Në fazën tjetër, Kina do të punojë më tej për të arritur objektivin e zhvillimit ekonomik për këtë vit, do të japë kontribut për mëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe do të nxitë më tej thellimin e globalizimit.