Kina do të hapë më tej tregun e saj të kapitalit dhe do të drejtojë kanalet për investitorët e huaj, njoftoi rregullatori më i lartë i letrave me vlerë të vendit.

Vendi do të vijojë hapjen e tregjeve, industrive dhe produkteve për investitorët e huaj duke rritur njëkohësisht mbikëqyrjen ndaj rreziqeve paraprake, sipas një deklarate nga Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë.

Rregullatori do të forcojë bashkëpunimin me vendet e tjera në mbikëqyrjen e tregut të kapitalit dhe do të zbatojë disa masa, thuhet në deklaratë.

Ndërsa u zotua të rregullojë rregulloret e panevojshme për t'i lejuar forcat e tregut të luajnë një rol më të madh në tregun e kapitalit, komisioni u zotua për "tolerancë zero" ndaj veprimtarive të paligjshme, siç janë mashtrimi financiar.

Po ashtu, Komisioni tha se do të vijojë përmirësimi i mekanizmave për të rritur cilësinë e firmave të listuara në mënyrë që tregu i kapitalit të luajë rolin e tij në mbështetjen e zhvillimit ekonomik. (Albana)