Si sot pesë vjet më parë, presidenti i KON-it Thomas Bach, në sesionin e 128-të të KON-it në Kuala Lumpur, hapi një zarf me rezultatet e një votimi të fshehtë për të përcaktuar nëse do të ishte Pekini apo Almaty (Kazakistani) qyteti që do të priste Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022. Delegacioni kinez, ku bënte pjesë edhe i famshmi Yao Ming, shpërtheu nga gëzimi në kohën kur juria shpalli Pekinin; dhe historia u bë. Në vitin 2022, Pekini do të bëhet qyteti i parë në botë që organizon edhe Lojërat Olimpike Verore edhe ato Dimërore.

Dhe tani, pesë vjet nga ai moment i gëzuar, mund të shohim pa mëdyshje frytet e punës së palodhur që është bërë për përgatitjen e lojërave. Pekini po përgatitet për organizmin e një nga ngjarjeve më të mëdha sportive në planet. Këto Lojëra pritet të jenë Lojërat më mbrojtëse të mjedisin dhe më të qëndrueshëm në historinë Olimpike.

Në fillim të këtij viti, Komiteti Organizativ i Pekinit 2022 nxorri Planin e Qëndrueshmërisë së Lojërave Dimërore Olimpike dhe Paralimpike për të "krijuar një shembull të ri për organizimin e ngjarjeve dhe qëndrueshmërinë rajonale".

Plani bazohet në tre parimet kryesore të "ndikimit pozitiv në mjedis, zhvillimit të ri për rajonin dhe një jetë më të mirë për njerëzit". Gjurmët e këtyre parimeve mund të shihen në të gjitha përgatitjet për Lojërat, nga ndërtimi i ambjenteve, deri në ndikimin që kanë pasur te njerëzit lokalë në zonat përreth.

Një shembull i përsosur i këtyre parimeve në veprim është shndërrimi i Parkut Industrial të çelikut Shougang në të dy selitë e Pekinit 2022 dhe në vendin që do të presë ngjarjen e kërcimit të lartë në ajër. Ky transformim i jashtëzakonshëm u vlerësua jashtëzkonisht nga Bach në një intervistë për Xinhua: "Do të shihni, për shembull, transformimin e Shougang, nga një fabrikë çeliku në një lagje nga e cila mund të përfitojnë shumë qytetarë kinezë, për kohën e lirë, për informacione, për sportin, për qendrimin - për çdo gjë".

Si qyteti i parë që organizon Olimpiadën Verore dhe atë Dimërore, Pekini ka përdorur këtë rast të veçantë për të nxitur më tej qëndrueshmërinë. Kjo ilustrohet më së miri nga rimodelimi i Kubit të famshëm të Ujit, vendi i ngjarjeve të notit në vitin 2008, në “Kubi i Akullit”, ku do të organizohen garat e kërlingut në vitin 2022. (Albana)