Qyteti kinez Chongqing ka zhvilluar një panair për të promovuar shitjen e produkteve cilësore të eksportit në tregun e brendshëm.
Afro 100 firma prodhuese paraqitën mbi 1000 lloje produktesh në veprimtarinë treditore, duke përfshirë prodhime bujqësore e tekstili, pajisje shtëpiake inteligjente, motoçikleta e madje edhe automjete.
Sipas burimeve të brendshme, kërkesa jashtë vendit është ulur për shkak të COVID-19, por potenciali i kërkesës në tregun gjigant vendës ka krijuar mundësi të reja për ndërmarrjet kineze.
Veprimtari të ngjashme që synojnë nxitjen e shitjeve të produkteve të eksportit brenda vendit, janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si Hangzhou e Xian.