Një sondazh tregon se 95 për qind e njerëzve në Kinë i besojnë qeverisë së tyre, pesë pikë përqindjeje më shumë se në janar.

Numri është gjithashtu më i lartë se ai i vendeve të tjera ku është zhvilluar sondazhi.

ShBA-ja renditet e dyta nga fundi. Vetëm 48 për qind e amerikanëve thanë se i besojnë qeverisë së tyre.

Sondazhi u krye në prill me mbi 13 mijë veta në Kinë, si edhe në dhjetë vende të tjera në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.(Zhan Dian/Artan Goga)