Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës shpalli se ka nisur një fushatë botërore të emërtimit të roverit kinez në Mars.

Pjesëmarrësit mund të paraqesin propozimet e tyre deri më 12 gusht.

Kina lëshoi me sukses sondën e parë për në Mars “Tianwen-1” të enjten, duke integruar orbitimin, zbritjen dhe ecjen në një mision të vetëm. Ky është hapi i parë i Kinës në eksplorimin e planetëve në sistemin diellor. (Wang Lei/Albana)