Pekini lejon zhvillimin e ngjarjeve sportive dhe rihap ambjentet e sportit

Të gjitha vendet sportive publike dhe tregtare në Pekin janë lejuar të rihapen dhe disa ngjarje sportive në qytet do të rifillojnë gradualisht pas përmirësimit të gjendjes epidemike.

Nëndrejtori i Zyrës Sportive Komunale të Pekinit, Yang Haibin, tha se rifillimi i veprimtarive sportive duhet t'i përmbahet masave të rrepta të parandalimit dhe kontrollit anti-epidemik.

Njerëzve u është kërkuar të kufizojnë kohën e ushtrimit të tyre në dy orë.

Ata gjithashtu duhet të tregojnë kodin shëndetësor dhe të masin temperaturën në hyrje.

Specialistët thanë se banorët duhet të mbajnë maska mbrojtëse para dhe pas ushtrimeve fizike dhe aktivitete sportive.

Zonave me rrezik të ulët u lejohet të zhvillojnë ngjarje sportive me më pak se 500 pjesëmarrës, përfshirë organizatorët dhe të shikuesit. (Albana)