Pasditen e 22 korrikut, sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping, i cili ndodhet në Jilin për një vizitë inspektimi, shkoi në zonën eksperimentale të prodhimit të standardizuar të lëndëve bazë ushqimore (misër), për të parë nga afër kultivimin e tokës së zezë dhe rritjen e misrit.

“Këtë herë erdha këtu për të parë të drithërat. Gjendja është shumë e mirë. Epërsia këtu është e qëndrueshme, toka e punueshme është e bollshme për frymë. Më e rëndësishmja është toka e zezë. Duhet të mbrohet mirë toka e zezë, se ajo është si ariu panda. Këtu është brezi i artë i misrit dhe djepi i sojës. Duhet të merren disa masa. Tani po i ktheni kallamat e misrit në tokë dhe modeli Lishu që po provoni ka vlerë të grumbullohet thellësisht dhe të promovohet më gjerësisht,” tha presidenti Xi.