Të mërkurën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në një kooperativë bujqësore në distriktin Lishu të qytetit Siping të provincës Jilin, duke biseduar me anëtarë të kooperativës.

Xi Jinping tha se: “Sot jam këtu kryesisht sepse dua të shikoj kooperativën bujqësore. Kjo është një gjë shumë domethënëse për vendin tonë. Ju keni gjetur një rrugë të kooperativës bujqësore që përputhet me gjendjen e provincës dhe të kontesë. Toka këtu është e sheshtë dhe e përshtatshme për mekanizim. Toka e zeza ka kushte të veçanta. Duke u bazuar këtu, rritja e sektorit të bujqësisë, e nivelit tekniko-shkencor dhe e cilësisë së fermerëve është pasqyruar plotësisht tek ju, gjë që është shumë mirë. Duke ecur siç duhet në rrugën e kooperativave bujqësore, ne duhet të grumbullojmë përvojë dhe të ndjekim mënyra të ndryshme të bashkëpunimit bujqësor në zona të ndryshme të Kinës.”