Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përfundoi të mërkurën vizitën në Britani dhe Danimarkë. Nuk ishte e papritur se gjatë vizitës së tij, Pompeo përhapi kudo thënie kundër Kinës dhe pretendoi në mënyrë arrogante që të krijojë një aleancë të re përballë “kërcënimeve nga Kina”. Kjo vizitë e Pompeo-s u shndërrua krejtësisht në një turne kundër Kinës.

Si kryediplomat i ShBA-së, pse Pompeo orvatet të nxitë kundërvënien ideologjike midis Evropës dhe Kinës? Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se nga njëra anë, qeveria e tanishme amerikane i mëshon mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe ka gabime serioze në gjykimin strategjik për politikën ndaj Kinës dhe nga ana tjetër, Pompeo dhe politikanë të tjerë amerikanë shqetësohen për zhvillimin e qëndrueshëm kino-evropian.

Sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE-së. Duke i hedhur një sy historisë, Kina dhe Evropa kanë interesa të gjera të përbashkëta në zhvillimin ekonomik e tregtar, shumëpalësinë dhe në qeverisjen globale. Bashkëpunimi e përfitimi i përbashkët kanë qenë melodia kryesore e marrëdhënieve dypalëshe. Veçanërisht në fazën kyçe të përballimit të epidemisë së COVID-19, Kina dhe Evropa janë mbështetur te njëra-tjera.

Edhe pala evropiane ndan të njëjtin mendim me Kinën në këtë drejtim. Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës është kryetar i radhës i BE-së prej këtij muaji, theksoi ditët e fundit se ruajtja e bashkëpunimit me Kinën është me interes të rëndësishëm strategjik për BE-në. Tre ditë më parë, BE-ja autorizoi zyrtarisht nënshkrimin e Marrëveshjes së Treguesve Gjeografikë të Kinës dhe të Evropës, që të sigurojë që mbi 100 tregues gjeografikë të BE-së dhe të Kinës të mbrohen në treg.

Vlen të përmendet një episod i vogël gjatë vizitës së Pompeo-s në Evropë. Një gazetar i “The Washington Post” vuri re se pas zbritjes nga aeroporti në Danimarkë, Pompeo zgjati dorën e tij për t’i shtrënguar duart e diplomatëve danezë në pritje. Por këta të fundit e refuzuan dhe shprehën përshëndetje me përveshjen e shpatullave.

CMG-ja komenton se kjo lëvizje e vogël pasqyron qëndrimin e vendeve të tjera ndaj ShBA-së në kontrollin e epidemisë. Kjo tregon gjithashtu se në kohën e tanishme ku është thelluar më tej përçarja midis ShBA-së dhe Evropës, kjo e fundit nuk do të ndjekë dredhinë e ShBA-së, për të sakrifikuar interesat e veta. Thëniet e Pompeo-s kundër Kinës do të mbeten një zhurmë e përkohshme. (Wang Lei)