Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur-it në Kinën veriperëndimore, ka siguruar akomodim falas dhe teste të acidit nukleik për turistët e bllokuar atje, ndërkohë që rajoni vijon të raportojë raste të reja me COVID-19.

Deri në 20 korrik, mbi 1000 hotele në të gjithë qytetin ofruan shërbime falas për ushqim, akomodim dhe transferim për turistët, të cilët kishin mbetur të bllokuar pasi numri i fluturimeve dhe trenave në dhe nga Urumqi u zvogëlua për shkak të rasteve të reja të COVID-19.

Selia komunale e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë tha se turistët që rezultojnë negativ pas bërjes së testimit do të lejohen të largohen nga qyteti.

Li Keru, një turist nga Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang në jug të Kinës, nuk priste që udhëtimi i tij në Xinjiang i cili filloi në mes të qershorit të ndalohej për shkak të rasteve të reja të infeksioneve. Li iu drejtua qeverisë vendore për ndihmë dhe iu dha strehim falas në një hotel të zonës.

"Jam shumë mirënjohës që ata më siguruan një strehë. Ushqimi dhe akomodimi këtu janë falas," tha Li.

Rajoni i Xinjiang-ut raportoi 18 raste të reja të konfirmuara brenda vendit dhe 24 raste të reja asimptomatike të mërkurën, njoftoi Komisioni Rajonal i Shëndetësisë.

Deri të mërkurën, rajoni i Xinjiang-ut pati 82 raste të konfirmuara COVID-19 dhe 77 raste asimptomatike, ndërkohë që 3284 veta janë ende nën vëzhgim mjekësor. (Albana)

Urumqi i Kinës siguron akomodim falas dhe teste COVID-19 për turistët