Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bashkëkryesoi të martën mbledhjen e 12-të të Komitetit Drejtues për Bashkëpunimin Dypalësh Kinë-Vietnam, duke bërë thirrje për më shumë paqe dhe stabilitet në Detin e Kinës Jugore.

Ministri theksoi se të dy palët duhet t’i menaxhojnë konfliktet nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe të kërkojnë zgjidhje të drejta dhe të arsyeshme.

Ai tha gjithashtu se nuk mund të lejohet asnjë ndërhyrje e jashtme në Detin e Kinës Jugore.

Pham Binh Minh tha nga ana e tij se Vietnami është i gatshëm të punojë me Kinën për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dy vendet ranë dakord edhe për të forcuar më tej komunikimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër COVID-19. (Vera)