Pas mbylljes prej 175 ditësh, qytetarët kinezë tashmë kanë mundësi të shohin filma!


Kinematë në zonat me nivel të ulët rreziku në Kinë do të hapen duke filluar nga 20 korriku, pasi vendi po shërohet gradualisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

Kinematë në të gjithë vendin duhet të marrin një sërë masash antiepidemike në përgatitje për rihapjen.

Sipas Maoyan, zyrës së shitjes së biletave të filmave kineze dhe platforma e të dhënave, parashitja e biletave në 391 kinema në 83 qytete arriti në mbi 1.4 milionë juanë (ose gati 200 mijë dollarë amerikanë) në ditën e parë të rifillimit dhe kinematë u vizituan nga 34 mijë vetë. (Albana)